Flash News

KRYESORE

Sherr me armë në Shkodër, arrestohen katër persona

Sherr me armë në Shkodër, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi janë përfshirë në një konflikt mes tyre ku janë përdorur edhe armë.

Sipas policisë, në ambientet e një lokali në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shtetasi E. D, është konfliktuar me shtetasin E. B.

Shtetasi E.D, në largim e sipër ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.

Policia ka arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, (shokë të tyre) ndërsa vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur.

Të arrestuarit janë:

E. D, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal

K.Sh, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

A.B, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 300 dhe 278 të Kodit Penal

E.B, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Të fundit