Flash News

KRYESORE

Sherr me thika mes dy vëllezërve në Tiranë

Sherr me thika mes dy vëllezërve në Tiranë

Një sherr mes dy vëllezërve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Meme Meto" në Tiranë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 14.08.2018, rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto” janë konfliktuar për motive të dobëta dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X.

I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës”, njofton policia.

Të fundit