Flash News

KRYESORE

Sherr me thika mes grekëve dhe shqiptarëve, 6 të plagosur në periferi të Athinës

Sherr me thika mes grekëve dhe shqiptarëve, 6 të plagosur në

Pak orë pas vrasjes së 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Athinës.

Një grup shqiptarësh dhe grekësh janë përleshur me thika, duke shkaktuar 6 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një park në kryqëzimin e rrugëve të Domokos dhe Gerakas rreth orës 02.00 të mëngjesit.

Të lënduar mbetën anëtarë të të dyja grupeve dhe janë dërguar në Sismanoglio dhe në Kryqin e Kuq.

Deri tani, policia nuk raporton se ngjarja ka lidhje me vrasjen në Gjirokastër dhe pista kryesore e hetimit është përqendruar te larja e hesapeve mes bandave.

Të fundit