Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në Klos, 28-vjeçari i plagosur sillet në Tiranë me helikopter

Sherr me thika në Klos, 28-vjeçari i plagosur sillet në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klos, ku një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thikë.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe mësohet se shtetasi me inicialet S.R, 35 vjeç ka plagosur shtetasin me inicialet G.P, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit.

I plagosuri ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me helikopter në Tiranë për të marrë një ndihmë më të specializuar.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit