Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në lokal, plagoset një 50-vjeçar në Korçë

Sherr me thika në lokal, plagoset një 50-vjeçar në

Një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Qafëzez të Korçës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali. Gjithashtu mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta.

Po punohet për arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.07.2019, në fshatin Qafëzez, në ambjentet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të  mjekëve.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit