Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në një gjimnaz, 2 adoleshentë përfundojnë në spital

Sherr me thika në një gjimnaz, 2 adoleshentë

Një sherr masiv mes gjimnazistësh në Shkollën e Mesme Bujqësore ‘Irakli Terova’ në Korçë ka përfunduar me dy të plagosur.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17 në Korçë ku 16­vjeçari me iniciale N.T., pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasit Xh.M., rreth 19 vjeç dhe M.R., rreth 17 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes falë veprimeve të shpejta, u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Sipas policisë, konflikti kishte nisur mes të rinjve tre ditë më parë për motive banale ndërsa sot kur janë takuar kanë vijuar sërish sherrin që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Të fundit