Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në Tiranë, plagoset rëndë një 56-vjeçar

Sherr me thika në Tiranë, plagoset rëndë një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një person është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës në kryeqytet.

Raportohet se 68-vjeçari J. V. ka shkuar rreth orës 01:15 në banesën e 56-vjeçarit F. L. dhe pas konfliktit me të, e ka plagosur rëndë me thikë.

Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar policia, e cila ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e sherrit dhe arrestuar autorin e plagosjes.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit F.L, 56 vjeç, dhe pas një konflikti për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës (thikë). Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit