Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në Vlorë, plagoset në zonën e Lungomares 21-vjeçari

Sherr me thika në Vlorë, plagoset në zonën e Lungomares

Një konflikt mes dy të rinjve ka sjellë plagosjen e njërit prej tyre në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares dhe për pasojë i plagosur mbeti nga një goditje me thikë R.S., 21 vjeç, banues nė fshatin Babicë e Madhe.

Sipas policisë, sherri nisi për motive të dobëta dhe i lënduari është jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues nė fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.

 

Të fundit