Flash News

KRYESORE

Sherr me thika te Presidenca për të dashurën, arrestohet autori

Sherr me thika te Presidenca për të dashurën, arrestohet autori

4 studentë  mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm përballë Presidencës pas një sherri mes të rinjve. Shkak për sherrin u bë  e dashura e njërit prej djemve, pasi dy nga të rinjtë e tjerë e kanë ngacmuar.

Për pasojë, tre të rinjtë kanë nxjerrë thikat dhe kanë nisur të përleshen me njëri-tjetrin. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

“Kapet dhe arrestohet në kohë rekod autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi : – Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Të plagosur kanë mbetur Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, kushërinj mes tyre dhe Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku, të cilët ndodhen akoma në spital.

Të fundit