Flash News

KRYESORE

 Sherr mes 9 të rinjve në Konispol, “shefi” i grupit e pëson keq (EMRI)

 Sherr mes 9 të rinjve në Konispol, “shefi” i grupit

Pas sherrit  mes 9 të rinjve që ndodhi në fshatin Xarrë, bashkia Konispol, policia ka ndaluar “shefin” e grupit, 35-vjeçarin Kreshnik Shabani.

Kreshnik Shabani është banues në fshatin Vrinë, Vlorë dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka urdhëruar ndalimin për plagosje të lehtë me dashje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.00 të së mërkurës, kur F.D, N.Gj, P.N, A.N, F.N dhe Kreshnik Shabani, janë konfliktuar duke u goditur me grushte e sende të forta me shtetasit V.Ç, Dh.Ll dhe L.Ç.

Si pasojë kanë marrë plagë të lehta të gjithë personat e përfshirë në sherr, ndërkohë që më rëndë është plagosur F.D, i cili është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

 

Të fundit