Flash News

KRYESORE

Sherr mes dy të dehurve në Bulqizë, plagoset me thikë 27-vjeçari

Sherr mes dy të dehurve në Bulqizë, plagoset me thikë

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti me një person tjetër. Ngjarja ndodhi në në njësinë administrative Trebisht të Bulqizës.

Shtetasi me inicialet A.K, 44 vjeç, së bashku me shtetasin N.O, rreth 27 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qendër të fshatit. Për pasojë ka mbetur i plagosur me mjete prerëse shtetasi me inicialet N.O, ndërsa ai po merr mjekim në spital.

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen autorin të kësaj ngjarje shtetasin A.K.

Të fundit