Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Sherr mes menaxherit të lokalit dhe klientit, të shtëna me armë zjarri në Elbasan
Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri këtë mëngjes në qytetin e Elbasanit, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Një sherr për motive të dobëta mes menaxherit të një lokali dhe klientit ka sjellë edhe përdorimin e armës, por ndërhyrja e policisë ka brë të mundur edhe arrestimin e autorit.
“Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda.
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis menaxherit të një lokali dhe klientit, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.
Arrestohet në flagrancë nga Policia një 41 vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbërritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan , ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Viserian Xhuvani", Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistoletë, si dhe një gëzhojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike", sqaron policia.