Flash News

KRYESORE

Sherr mes policëve, qëllon me armë kolegun

Sherr mes policëve, qëllon me armë kolegun

Një efektiv police ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij. Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi ndërsa mësohet se dy efektivët janë konflikuar mes tyre.

Të dy punonjësit dyshohet se po ktheheshin nga një drekë në Dibrën e Madhe dhe gjatë rrugës kanë debatuar me njëri-tjetrin. Në konflikt e sipër polici Naim Murliu, 53 vjeç ka qëlluar me armë zjarri Ardjan Roçin, 50 vjeç .

Autori mësohet se e ka sjellë afër spitalit të plagosurin dhe më pas është vetëdorëzuar në polici. 50 vjeçari Roçi është në gjendje kritike për jetën.

Të fundit