Flash News

KRYESORE

Sherr mes shqiptarësh në Athinë, vritet me leva e thika i riu nga Korça   

Sherr mes shqiptarësh në Athinë, vritet me leva e thika i riu nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Athinë, në Greqi.

Një sherr mes shqiptarësh me mjete të forta, konkretisht me thika dhe leva ka lënë të vdekur një të ri nga Korça.

Sipas mediave greke, viktimë e këtij sherri ka mbetur Mihal Kapurani, 23 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin e lagjes “Exarchia” në Athinë, ku mes shqiptarësh fillimisht ka patuar një debat mes tyre, e më pas konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta, duke goditur të riun me leva dhe thika, e duke e lënë atë të vdekur.

Policia ka identifikuar autorët dhe janë njoftuar autoritetet e pikave kufitare për identitetin e tyre. Shkaqet e këtij konflikti mbeten edhe të paqarta.

Të fundit