Flash News

KRYESORE

Sherr mes të rinjve, 27-vjeçari përfundon në spital

Sherr mes të rinjve, 27-vjeçari përfundon në spital

Një 27-vjeçar ka shkuar në spitalin e Korçës i plagosur, pas një sherri me 3 persona të tjerë. Policia bën të ditur se i lënduari, një 27-vjeçar me iniciale E.B, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me një bashkëmoshatar me iniciale M.B, si edhe dy kushërinjtë e tij.

27-vjeçari ka marrë plagë në kokë e trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie të Maliqit.

 

Të fundit