Flash News

KRYESORE

Sherr mes të rinjve në Elbasan, qëllohet me gur në kokë i riu

Sherr mes të rinjve në Elbasan, qëllohet me gur në kokë

Një përplasje fizike mes disa të rinjve në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në vendin e quajtur “Lazarenët”.

Për pasojë, njëri prej të rinjve u qëllua me gur në kokë dhe përfundoi në spital. Sipas të dhënave nga policia, i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar disa persona që janë në dijeni të rrethanave të ngjarjes dhe të personave të përfshirë në ngjarje.

 

Të fundit