Flash News

KRYESORE

Sherr mes vajzash në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

Sherr mes vajzash në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

Është bërë e zakonshme kohët e fundit të dëgjojmë për përleshje mes vajzash. Mësohet se një përplasje verbale midis dy vajzave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ka degjeneruar në dhunë fizike. Në këto kushte njëra prej tyre po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë Policia konflikti fizik mes dy vajzave ka ndodhur më datë 02.08.2017. Mësohet se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen me iniciale S. Ll, 15 vjeçare, banuese në Tiranë, e cila pas një përplasje verbale, ka goditur me grusht shtetasen me inicialet G. M, 20 vjeçare, banuese në Tiranë. Kjo e fundit ka bërë padi në komisariat. Mbeten ende të paqarta arsyet e e konfliktit mes vajzave.

Të fundit