All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sherr në emision/ Anila Basha përplaset me Dritan Zaganin dhe Basir Çollakun për çështjen e Xhisielës

Sherr në emision/ Anila Basha përplaset me Dritan Zaganin dhe Basir
All - Paragraf - 1

Gazetarja Anila Basha është përfshirë në debate të ashpra me gazetarin Basir Çollaku dhe ish-oficerin e policisë Dritan Zagani në studion e "360 Gradë", teksa po diskutohej për çështjen e Xhisiela Malokut.

All - Paragraf - 3

Basha: Po gënjen Zagani! Në datën 26 shtator jeni takuar me komisarin në një autobus në Zvicër.

Zagani: O zhurma, jemi akoma në datën 22.

Basha: Çfarë ka ndodhur, është kriminale, është e rëndë. Çfarë kanë bërë policët është po kaq e rëndë.

Çollaku: Që policët mbrojnë njëri-tjetrin është e rëndë. Mos fol budallëqe.

Basha: Ore nuk zgjidhesh këtu deputet. Bëj profesionin.

Çollaku: Mos merr livadhet këtu. E kanë mendjen vetëm tek Parlamenti. Unë jam prezent këtu dhe më thotë gënjen.

Zagani: Nuk më thotë dot gënjeshtar pa mbaruar. Si e ka emrin ajo? Anila e ka?! Më datën 26 është e vërtetë që ka një foto dhe kam dalë dhe e kam takuar dhe e kam shoqëruar për të blerë një karrocë për fëmijën. E ka marrë atë foto ai spiuni i ujësjellësit dhe nuk më provokoni dot thuaj asaj.

Basha: Asaj thuaj në shpi.

Zagani: Ik çoj tortën në Shqipëri.

Të fundit