Flash News

KRYESORE

Sherr në familje, motra qëllon me thikë vëllain

Një sherr në familje ka përfunduar me një të plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në Orikum të Vlorës, ku motra në debat e sipër ka qëlluar me thikkë vëllanë.

Mësohet se 31-vjeçarja E.K., ka goditur me thikë vëllanë e saj E.K., 20 vjeç. I riu ka tentuar të sulmojë të motrën fizikisht, ndërsa kjo e fundit ka reaguar duke e plagosur me thikë.

31-vjeçarja u arrestua nga policia ndërkohë që i vëllai i saj u kthye në banesë pas mjekimit në spital.

 

Të fundit