Flash News

KRYESORE

Sherr në lokal, qëllohen me thikë dy të rinj

Sherr në lokal, qëllohen me thikë dy të rinj

Dy persona kanë mbetur plagosur me armë të ftohtë thikë, pas një sherri në ambientet e një lokali në Kuçovë.

Ngjarja ka ndodhur në “Tafil Skëndo”, në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë, Llazar Ziu ka goditur me grushte dhe mjet prerës (thikë), E.K, 20 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”. Gjatë grindjes i dyshuari ka goditur me mjet prerës dhe shokun e tij shtetasin R.B, 17 vjeç, banues në Tapi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Kanosja”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

 

Të fundit