Flash News

KRYESORE

Sherr në një lokal në Laprakë, 4 të plagosur me armë zjarri

Sherr në një lokal në Laprakë,  4 të plagosur  me

Ka përfunduar me sherr një bisedë mes disa të rinjve në një lokal në Laprakë. Sherri më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pas një sherri me armë në Laprakë. Policia jep informacionet e para dhe thotë se ata janë zënë në ambientet e një lokali dhe se te 4 te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten.

Dy persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen në Laprakë. Lajmi konfirmohet nga drejtori i policisë së Tiranës Ardi Veliu, i cili nga vendngjarja bëri një deklaratë për gazetarët. Ai tha gjithashtu se mes palëve ka pasur një konflikt një ditë më parë dhe të plagosurit e autorët janë takuar sot. Takim që sipas burimeve policore ka ndodhur për të sqaruar konfliktin e djeshëm, rezultoi me plagosjen e katër personave.

Veliu u tregua diskret kur u pyet lidhur me shkaqet e konfliktit dhe emrat e autorëve në kërkim. Por, burime bëjnë me dije se një nga autorët e shpallur në kërkim është pronari i lokalit ku lindi sherri këtë të premte, Arben Seferi. Dyshohet se ai ka shkrepur këmbëzën duke plagosur katër të rinjtë, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, sipas burimeve spitalore, jashtë rrezikuar të për jetën. Alarmi për të shtënat te Policia është dhënë rreth orës 18:40 dhe në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Sipas Policisë së Tiranës, nga verifikimi paraprak, ka rezultuar se:

Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit: E.L., 31 vjeç, B.M., 31 vjeç, B.K., 33 vjeç, dhe A.B., 46 vjeç.

Të fundit