Sherr në palestrën e burgut të Rrogozhinës

Disa persona janë përplasur brenda ambienteve të palestrës së burgut të Rrogozhinës.

Nga televizionet informative raportohet se janë përfshirë më shumë se pesë persona.

Mësohet se i burgosuri Endrit Goga, së bashku me pesë persona të tjerë kanë rrahur të burgosurin me mbiemrin Bajrami.

Ende nuk dihen shkaqet, por Bajrami ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Autoritetet e burgut kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.