Flash News

KRYESORE

Sherr në qendër të Tiranës, 42-vjeçarja dhunon 55-vjeçaren

Sherr në qendër të Tiranës, 42-vjeçarja dhunon

Një incident është shënuar dje tek zona e ‘Pazarit të Ri’ në kryeqytet, ku një 42-vjeçare ka dhunuar një grua.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasja me inicialet S. O., ka goditur shtetasen me iniciale L. M., 55 vjeçe.

Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth zbardhjes së sherrit.

Materialet në ngarkim të agresores i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Të fundit