Flash News

KRYESORE

Sherr në studio Demiraj-Bazes: Të të vijë turp, shkatërrove ushtrinë, kërko falje!

Sherr në studio Demiraj-Bazes: Të të vijë turp,

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka akuzuar sot ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Baze.

“Të të vijë turp, ke hequr njerëzit më të mirë nga ushtria. Ke hipur në helikopter për t’i përdorur për trafiqe. Kërko falje!”,  e akuzoi Demiraj në studio Bazen.

Demiraj ka lëshuar akuza të forta edhe ndaj ish-ministres Mimi Kodheli, si dhe asaj aktuale Olta Xhaçka.

“Heqja e njerëzve më të mirë, gjenerali shkonte te ministrja dhe fërkonte duart për ata që kishin dhënë para për postin”.  

“Në tre vjet asnjë forcë speciale nuk ka qenë në mision, është përgjegjës”, - tha Demiraj për Bazen.

Caktoi një komandant pijanec, që rrinte rrugëve duke pirë raki. Larguan forcat ushatarake nga lufta dhe kjo bëri që të uleshin benefitet. Mbi 70% të forcave komande kanë ikur nga puna sepse u hoqën nga operacionet ndërkombëtare. Nuk është faji i Kodhelit apo Xhaçkës, por i ushtarakëve. Është faji i Jeronim Bazes.” – u shpreh Dritan Demiraj.

Më poshtë pjesë nga debati:

Baze: Kur morra detyrën, partnerët kishin arritur pabesueshmërinë ndaj Forcave të Armatosura. Kjo ka qënë lufta ime nga fillimi deri në fund. Kam frikë se e kemi degraduar bisedën.

Demiraj: E gjete ushtrinë në vendin e 5-të për kontributet shoqërore, dhe tani e ke çuar në vendin e fundit. Mos qesh por duhet të qash për këtë që ke bërë.

Të fundit