Flash News

KRYESORE

Sherr në studio mes gazetarëve: Pusho! Mos bërtit se po ia fut kot

Sherr në studio mes gazetarëve: Pusho! Mos bërtit se po ia fut

Gazetar Bledian Koka është përfshirë në debate të forta në "360 Gradë" në Ora News, me gazetarin Kastriot Myftarajt në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama në Vjenë për emigrantët.

Pjesë nga debati:

Myftaraj: Çfarë tha kryeministrit dje? Bashkë me kancelarin austriak, ka nisur emigrimi Greqi-Shqipëri, të mos i marrim siç bënte Maqedonia, por t'i trajtojmë këto. Dmth Shqipëria të bëhet një rezervat i refugjatëve nga lindja.

Koka: Nuk është tamam ashtu.

Myftaraj: E tha fjalë për fjalë.

Koka: Ça ke që bërtet.

Myftaraj: Më the gënjeshtar.

Koka: E ndërpreva se ja fut kot

Myftaraj: Një herë flet si zëdhënësi i policisë, një herë flet si zëdhënësi i Endri Fugës.

Koka: Pusho, më tregon mua se flas si zëdhënës i Endri Fugës. Ajo është një projekt për të mos i futur fare në Shqipëri. Lexo përralla.

Myftaraj: Merr edhe një legen bjeri.

Koka: Ashtu i bie nga mëngjesi deri në darkë.

Të fundit