Flash News

KRYESORE

Sherr para ndeshjes Athletic Bilbao-Spartak, humb jetën polici spanjoll

Sherr para ndeshjes Athletic Bilbao-Spartak, humb jetën polici spanjoll

Ndeshja mes Athletic Bilbao dhe Spartakut të Moskës ka rezultuar fatale për një polic spanjoll i cili humbi jetën ndërsa po përpiqej të qetësonte sherrin e krijuar nga tifozët.

Oficeri i cili ishte pjesë e forcave të sigurisë u përfshi në turmën agresive të tifozëve rus dhe spanjoll, në tentativë për të qetësuar situatën dhe për fat të keq pësoi një atak kardiak.

Të lënduar nga trazirat në afërsi të stadiumit "San Names" mbeten dhe disa persona të tjerë, ndërsa takimi mes Athletic Bilbao dhe Spartakut të Moskës u mbyll me shifrat 1-2 në favor të rusëve, por që nuk ju shërbeu për të kaluar në raundin pasardhës.

Të fundit