Flash News

KRYESORE

Sherr për traun e hotelit, plagoset me armë një person në Lezhë

Sherr për traun e hotelit, plagoset me armë një person në

Një person është plagosur me armë zjarri, pas një sherri për traun e një hoteli që bllokonte rrugën. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 44-vjeçari A. D , ndërsa në pranga ka përfunduar autori, Dorosamento Gjeta, 26 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit” “Plagosje e rëndë me dashje”

“Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit A.D. 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Kanosja” “Dëmtime të tjera me dashje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal. Procedimi penal i tyre u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, pasditen e djeshme shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën.

Si rezultat i këtij konflikti , ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proçeduar) i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Dorosamento Gjeta, i cili u arrestua në flagrancë. Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme”, sqaro policia.

Të fundit