Flash News

KRYESORE

Sherr te Komisioni i Ligjeve për çështjen “Xhafaj”, Bylykbashi-Manjës: Mos bëj si karagjoz!

Sherr te Komisioni i Ligjeve për çështjen “Xhafaj”,

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve të PS dhe atyre të opozitës.

Ata kanë nisur të diskutojnë mbi çështjen “Xhafaj”, e cila nuk është pranuar të trajtohet në tryezën e diskutimeve, nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja.

Ky fakt ka shkaktuar irritimin e deputetëve të PD, të cilët i janë kthyer me tone të ashpra Manjës, i cili për të mos i lejuar të flasin ka urdhëruar deputetët e PS të flasin në të njëjtën kohë, duke shkaktuar një kakofoni për disa minuta në komision.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i ka kërkuar Manjës që lejojë deputetët e opozitës të ngrenë shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje dhe në një moment i drejtohet teksa i thotë: Mos bëj si karagjoz.

“Xhafaj është avokati më i mirë i krimit të organizuar, ka mbrojtur vëllain e tij kriminel të dënuar e për ta mbrojtur e çoi edhe në Itali, ndërkohë duhet të fillonte sot ndjekja penale për të. Sot jemi para faktit që avokatia më e mirë e krimit është ajo që po i bën Rama që mbron Tahirin dhe Xhafajn. Është e kotë të flasim për ligje avokatie, kur mbrohet Xhafaj, i cili duhet të ishte i shkarkuar. Ky komision s’do diskutojë çështje tjera për aq kohë sa është Xhafaj ministër”, u shpreh Bylykbashi, ndërsa opozita në shenjë proteste ka braktisur komisionin.

 

Të fundit