Flash News

KRYESORE

Sherr te lojërat e fatit, plagosen rëndë dy vëllezër shqiptarë në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orëve të mesnatës në një pikë lojërash fati në Montecatini, Toskanë. Dy vëllezër shqiptarë D.H., 21 vjeç dhe A.H., 24 vjeç kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë. Sipas raportimeve të fundit të medieve lokale, vëllai i madh është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Pistoia-s, ku i është nënshtruar me urgjencë një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërsa shqiptari  tjetër është transportuar në spitalin e Pescia-s, ku i është nënshtruar edhe ai një ndërhyrje kirurgjike, dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët po debatonin me një tjetër person, i cili më pas i sulmoi. Akoma nuk dihen shkaqet e konfliktit që mund të kishte rezultuar tragjik për fatin e dy vëllezërve.

 

Të fundit