Flash News

KRYESORE

Sherr me thika dhe shkop bejsbolli në Kamzë, plagosen dy të rinj

Sherr me thika dhe shkop bejsbolli në Kamzë, plagosen dy të rinj

Sherr me thika dhe shkop bejsbolli, plagosen dy të rinjtë në Kamzë Dy të rinj u plagosën në një konflikt mes tyre në kryeqytet. Policia sqaron se djemtë kanë marrë plagë të shumta nga goditjet me thike dhe shkop bejsbolli dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës dhe dy personat e përfshirë në konflikt u identifikuan si A.V., dhe F.V, përkatësisht 23 dhe 28 vjeç.

Po ashtu në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë pasi mendohet se kanë qenë edhe ata pjesë e përplasjes fizike mes dy grupeve të të rinjve.

Uniformat blu po punojnë për kapjen e K.S. dhe J.S., përkatësisht 20 dhe 24 vjeç, që mendohet se do të ndihmojnë me dëshmitë e tyre për zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit