Flash News

KRYESORE

Sherr me thika mes adolishentëve, plagoset 17-vjeçari

Sherr me thika mes adolishentëve, plagoset 17-vjeçari

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur në Kavajë pas një sherri me thika mes adoleshentesh. Në njoftimin e saj policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35.

“Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në lagjen “Nr.1” për motive të dobëta janë konfliktuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç dhe G. S., 17 vjeç, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç”, thuhet në njoftim.

17-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit