Flash News

KRYESORE

Sherr me thika mes kushërinjve në Pukë, plagoset 27-vjeçari

Sherr me thika mes kushërinjve në Pukë, plagoset

Një sherr për motive të dobëta mes kushërinjve ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta ku për pasojë ka mbetur i plagosur një prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dush të Pukës ku shtetasi  Alfred Tusha ka qëlluar me thikë kushëririn e tij me inicale Z. T. vjeç 27.

Spas policisë konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe 27-vjeçari po merr mjekim dhe momentalisht është jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.08.2017 rreth orës 21:15 ka ardhur një telefonatë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë se në fshatin Dush, Njësia Administrative Luf – Qerret Pukë, ka një konflikt.

Menjëherë shërbimet e Policisë pas vlersimit të situatës dhe pas mberritjes në vendngjarje në orën 22:30, kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Alfred Tusha, vjeç 37 ka goditur me mjete te forta dhe mjet preres shtetasin Z. T. 27 vjeç, Shtetasi Z. T. ndodhet ne Spitalin Pukë ku po merr mjekim dhe momentalisht është jashtë rreziku për jetën.

Nga shërbimet e Policisë në kohë rekord është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar Alfred Tusha. Vazhdojnë vepirmet proceduriale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes.

 

Të fundit