Flash News

KRYESORE

Sherr me thika mes kushërinjve për borxhin e pakthyer, plagoset një prej tyre

Sherr me thika mes kushërinjve për borxhin e pakthyer, plagoset

Borxhi i pakthyer prej 300 eurosh është kthyer në motiv sherri mes dy kushërinjëve ku për pasojë është plagosur një prej tyre.

Mësohet se fillimisht ata janë grindur në rrjetin social “Facebook”, ku edhe janë ofenduar. Më pas janë takuar, ku përveç grushteve është përdorur dhe arma e ftohtë. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, por pak ditë më parë Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin për të akuzuarin si autor i ngjarjes, Armando D. Ai u deklarua fajtor për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe u dënua me 5 vjet burg. Në vendimin e saj gjykata ndryshoi kualifikimin ligjor të veprës penale për të cilën u fajësua i pandehuri, pasi ai u dërgua në gjyq si i pandehur për akuzën e “vrasjes me dashje të mbetur në tentative”.

Të fundit