Flash News

KRYESORE

Sherr me thika mes nxënësve në Vlorë për motive të dobëta, plagoset 16 vjeçari

Sherr me thika mes nxënësve në Vlorë për motive të

Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme  ku shtetasi, V.Ç 16 vjeç, është qëlluar me thikë në barkë nga  shtetasi, A.N 14 vjeç.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Vlorë.  

16 vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë mjekimet e nevojshme, ndërsa autori është shoqëruar nga polica për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës dhe se dy minorenët e përfshirë janë në shkolla të ndryshme.

Njëri mëson në shkollën “Jani Minga” dhe tjetri tek shkolla “Marigo Pozio”. Dy djemtë janë zënë për një shikim. 14-vjeçari i ka thënë djalit dy vjet më të madh “Pse më sheh” dhe më pas ka plasur sherri mes tyre.

Deri sa në fushën e sportit 14-vjeçari e ka qëlluar tjetrin me thikë në bark. I plagosur aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Të fundit