Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në Itali, plagosen dy minorenë shqiptarë

Sherr me thika në Itali, plagosen dy minorenë shqiptarë

Dy shqiptarë minorenë kanë mbetur të plagosur në Bolonja të Italisë pasi u qëlluan me thikë në sheshin Nettuno të qytetit të Bolonjës. Policia italiane bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme.

Ngjarja ka nisur me një grindje banale mes një grupi prej 7 të rinjsh shqiptarë deri sa njëri prej tyre në moshë mazhorene ka goditur me thikë dy minorenët.

Me ndërhyrjen e policisë është shmangur konflikti që mund të degradonte akoma më keq.

Dy minorenët kanë marrë plagë në këmbë e në kurriz, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është marrë me zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit