Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në një Fast Food, plagosen 2 persona

Sherr me thika në një Fast Food, plagosen 2 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, ku dy të rinj kanë qëlluar njëri-tjetrin me mjete prerëse. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një Fast Food dhe paraprakisht dyshohet se ka qenë 41-vjeçari me iniciale N.T., i cili është goditur me mjet prerës në lokalin e tij nga 44-vjeçari F. P., i cili dyshohet të jetë me probleme mendore.

Mësohet se policia ka ndaluar të dy shtetasit që janë goditur me mjete prerëse, por më parë janë dërguar për në spital.

Menjëherë pas ngjarjes 41-vjeçari është dërguar në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa i dyshuari si me probleme mendore është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia, po punon për zbardhjen e plotë të saj.

 

Të fundit