Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në Sarandë, plagosen 2 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë

Sherr me thika në Sarandë, plagosen 2 persona, një prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe policia bën me dije se shtetasit  Adriatik L,  Albjon.S., dhe  Flavio T., janë konfliktuar fizikisht me sende të forta me shtetasin Alban Baxheri, banues në lagjen nr.4 i cili ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se Baxheri ka marrë plagë në kraharor pranë zemrës dhe është transportuar me urgjencë drejt Janinës pasi ka patur hemoragji të tepërt.

Policia thotë se ka ndaluar Albjon.S., i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar disa orë më pas.  Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar  në banesën e këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me 5 fishekë, dhe një armë e ftohtë (dorëzë dore).

Po kështu u arrestua dhe Adriatik L, 18 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”,

Flavio T, 21 vjeç, banues në Fier,  për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje'”

Arben B, 32 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, dhe Albjon S, 24 vjeç,  për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Shkatërrim i pronës”, të parashikuara nga nenet 88, 89, 150, 278 dhe 279 të Kodit Penal.

 

Të fundit