Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në Tiranë, ndërron jetë 27-vjeçari

Sherr me thika në Tiranë, ndërron jetë 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku si pasojë e një sherri me thika ka ndërruar jetë një 27-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se autori i ngjarjes është identifikuar s Vladimir Luli i cili ka qëlluar disa herë me thikë në bark 27-vjeçarin e identifikuar si A.K i cili ka ndërruar jetë në spitalin ‘Nënë Terëza’ pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

 Më datë 10.05.2017, rreth orës 11:55, në Çekrezë, ka patur një konflikt midis dy shtetasve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 27 vjeç, në pjesën e barkut dhe u dërgua në S.Q.U., për ndihmë mjeksore por ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Vladimir Luli. Specialistët e Krimeve ndaj jetës në D.V.P. Tiranë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, e përdorur nga autori.

Të fundit