Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Sherri me dy të vdekur për parkimin në Durrës, arrestohet autori që qëlloi të sëmurin mendor
Eduart Xhaferi, është arrestuar sot nga Policia e Durrësit si autor i dyshuar të vrasjes së Lulzim Qamës ditën e djeshme në sherrin tragjik që u mori jetën dy personave.
Sipas policisë 54-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me mjete prerëse Qamën, i cili rezulton se ishte me probleme mendore.
Ndërkohë nga ana tjetër Qama, pati qëlluar me thikë një koleg tjetër, Yzedin Shallarin, që ndërroi jetë në spital.
Shtetasi Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga shtetasi Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur shtetasin Lulzim Qama.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit, arma e gjahut tip Shotgan dhe thika
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal.