Flash News

KRYESORE

Sherri i Erik Lloshit me Anxhela Peristerin, këngëtari shpjegon portalet

Sherri i Erik Lloshit me Anxhela Peristerin, këngëtari shpjegon

Prej disa kohësh tashmë  po përflitet në media për sherrin e mundshëm mes Erik Lloshit dhe Anxhela Peristerit. Mosprania e kësaj të fundit në dasmën e mikut të saj më të mirë, i shtoi akoma më shumë dyshimet.

Për shkak të lajmeve të shumta rreth marrëdhënies së tyre, edhe pse u pa nga ana e Anxhelës kur postoi këngën e re të Erikut, këngëtari nuk ka qëndruar dot pa dhënë një përgjigje.

Gjithçka ai e ka sqaruar për "3-shat", i cili theksoi:

“Unë dhe Anxhela Peristeri kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi miq shumë të ngushtë. E dua shumë si shoqe dhe si kolege, por mbi të gjitha si mikeshë. Arsyeja pse Anxhela Peristeri, Aurel Thëllimi dhe disa shokë të tjerë të ngushtë, nuk kanë qenë prezent në dasmë ishte se kishin dhënë datat e tyre një vit më parë në punë dhe nuk i anulonin dot. Kjo është përgjigja për të gjitha portalet që kanë shkruar. Nuk ka asnjë sherr mes meje dhe Anxhela Peristerit, për këtë të jeni të sigurt.”

Para disa ditësh, Eriku u martua me të dashurën e tij dhe Anxhela nuk arriti dot të ishte në dasmën e këngëtarit, por ajo e uroi përmes projektit të tij të ri.

“Shumë suksese Erik Lloshi. Dashuria të frymëzoftë për këngë sa më të bukura!”, shkruante Anxhela krahas këngës së re të Erikut, që është dedikim për bashkëshorten e tij.

Të fundit