Flash News

KRYESORE

Sherri me ish-deputetin Selami, Meta: U mashtrua nga Edi Rama

Sherri me ish-deputetin Selami, Meta: U mashtrua nga Edi Rama

Ilir Meta ka rrëfyer edhe konfliktin që ka patur me ish-deputetin e LSI, Shkëlqim Selami, të cilit iu hoq mandati nga KQZ për shkak të një gjobe që kishte marrë në Itali.

Meta tha se Selami u gënjye nga Rama, i cili i kishte thënë se kandidimi i tij për kryebashkiak të Vlorës nuk u lejua nga kryetari në atë kohë i LSI-së.

“Shpresoj të mos i ketë thënë Tahirit se vura Veliajn kryebashkiak të Tiranës sepse ma kërkoi Meta. Derisa i ka thënë Shkëlqim Selamit që unë doja të vija kryetar bashkie në Vlorë nuk donte Ilir Meta, mund t’ja ketë thënë edhe atij”, u shpreh Meta në “Opinion”.

Meta tha se Selami u përdor nga Rama për të bindur deputetë të tjerë të braktisnin LSI-në.

Meta tregon për dy mesazhet që i ka çuar mbrëmë Edi Ramës: Bën mirë t’i ruaj ato

Të fundit