All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sherri me armë në Dhërmi, shkak bëhet një femër

Sherri me armë në Dhërmi, shkak bëhet një femër
All - Paragraf - 1

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me motivin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Dhërmi, ku u shënuan edhe të shtëna me armë zjarri.

All - Paragraf - 3

Policia njoftoi zyrtarisht se personi i arrestuar, Emiljano Nina, është konfliktuar për motive të dobëta të hershme me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.

Më konkretisht, dyshohet se Nina kishte ngacmuar një femër më herët dhe mbrëmjen e së shtunës është përballur me të dashurin e saj në lokal, thanë burime policore.

Ngjarja- Emiljano Nina, 23-vjeç, banues në Tiranë u arrestua nga policia e Himarës pasi akuzohet se mbrëmjen e djeshme ka qëlluar katër herë me armë në ajër, në një prej diskove verore në Dhërmi.

Emiljano Nina është një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është një nga personat e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri. Në këtë ngjarje ai u filmua nga kamerat e sigurisë duke i vënë pistoletën në kokë pronarit të restorantit.

Të fundit