Flash News

KRYESORE

Sherri me Erik Lloshin, sqarohet Anxhela Peristeri

Sherri me Erik Lloshin, sqarohet Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi janë prej vitesh miq dhe kanë realizuar një bashkëpunim të suksesshëm së bashku me këngën “T’kam bërë të qash”.

Mirëpo së fundmi u përfol se artistët i kanë dhënë fund miqësisë pasi Eriku nuk shkoi në koncertin e Anxhelës.

E ftuar në “Vizioni i pasdites”, Anxhela i hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe Eriku kanë bërë sherr duke u shprehur se ata janë miq.

“Me Erikun flasim, vazhdojmë të jemi kolegë dhe miq”, u shpreh Anxhela duke treguar se Eriku nuk mund të ishte në koncertin e saj për shkak të një problemi personal.

Të fundit