Flash News

KRYESORE

Sherri me thika në Prishtinë, reperët përpiqen të mohojnë ngjarjen

Dj Blunt është përfshirë ditën e djeshme në një konflikt me disa persona ende të paidentifikuar. Ai raportohet se është goditur me thikë, por gjendja shëndetësore ka qenë e qëndrueshme gjatë gjithë kohës.

Vetë Blunt tha se lajmet për goditjet e tij me thikë nuk janë të vërteta dhe se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një shokut të tij. Ai pranon se ka qenë i përfshirë në një zënkë me disa persona, por specifikon që ka qenë aty për të ndihmuar mikun e tij.

“Nuk është e vërtetë fare, që jam therrur me thikë. Unë jam duke u marrë me klipin më të ri që e kemi publikuar sot, të quajtur “Dubai”. Ajo ngjarje që u raportua ka qenë pjesë e një problemi që një shok i imi ka pas me disa persona. Unë vetëm e kam ndihmuar atë. Kurrgjë më shumë. Për momentin, jam në shtëpi. Po pushoj”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ‘Blitz’ ka publikuar një video ku shihet Blunt i shoqëruar nga menaxheri i Babastars, Dekori teksa del nga ambjentet e spitalit i fashuar.

Menjëherë pas përhapjes së këtij lajmi, ka reaguar edhe ‘Real 1’, bashkëpuntori i Blunt. Ai ka publikuar video në insta story ku u kërkon fansave të tyre të mos përhapin panik sepse çdo gj është në rregull.

“Mos bëni panik, gjithçka është në rregull. Ka qenë një mosmarrëveshje e vogël. Ju e dini që ne jemi njishat, kurrgjë s’na bëni dot neve, ju jeni krejt kokrra p****, se kur je njish gjithmonë do kapen me ty, ne kemi me mbet njisha, ju kokrrat e p***”- ka thënë reperi.

Të fundit