Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sherri me thika për një femër te Presidenca, zbardhen 4 emrat e studentëve të plagosur, dy prej tyre kushërinj
Zbardhen emrat e 4 të rinjve që u përleshën me thika përballë godinës së Presidencës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Policia ka zbardhur detajet e para të ngjarjes, e cila nisi pas një sherri për një vajzë.
|Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku (studentë). Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. J. Ll dhe F. Ll janë kushërinj (djem xhaxhai). Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes”, sqaron policia, për të rinjtë të cilët aktualisht janë në spital.