Flash News

KRYESORE

Sherri mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, flet Shakohoxha: Nuk ka pse të diskutohet

Sherri mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, flet Shakohoxha: Nuk ka pse të

Pak kohë më parë, në media pati disa replika mes gazetarit Mustafa Nano dhe gazetares sportive Ilda Bejleri, pas një komenti që Nano bëri për veshjen me të cilën Bejleri u shfaq në një studio sportive.

Për këtë debat ka dhënë komentin e tij edhe gazetari Dritan Shakohoxha. I ftuar në emisionin e gatimit “Kripë dhe Piper” i cili transmetohet në “INTV”, Shakohoxha e vlerësoi Bejlerin si super gazetare duke thënë se ajo ka 13 vite në këtë profesion dhe nuk ka pas të diskutohet çfarë ka veshur më shumë se çfarë bën.

“Ilda është një super gazetare, shumë e zonja, shumë profesioniste. Ka 13 vjet që punon gazetare edhe nuk ka pse të diskutohet ca ka vesh më shumë se çfarë bën”, u shpreh Shakohoxha.

Të fundit