Flash News

KRYESORE

Sherri në Borsh, flet i plagosuri: Vajta t’i ndaja, më goditën me kaçavidë

Sherri në Borsh, flet i plagosuri: Vajta t’i ndaja, më

Një prej të plagosurve të sherrit në Borsh, Redinel Ormenaj ka rrëfyer çfarë ndodhi në minutat e para të ditës së sotme, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Ormenaj tha për “News 24” se kishte shkuar në vendngjarje për të qetësuar situatën, por ishte goditur nga tre persona, banues në Vlorë. Ai tha se në konflikt ishin përfshirë shokët e tij, ndërsa ai është goditur me kaçavidë nga vlonjatët.

“Po ziheshin disa shok të mi, unë vajta t’i ndaja. Nuk kam lidhje me ata. Më goditën me kaçavidë”, u shpreh i plagosuri.

Sipas policisë, sherri ka ndodhur për arsye banale. Fillimisht palët janë përplasur në një lokal në Borsh dhe më pas vendasve u është bërë prit nga tre të rinjtë në rrugën e plazhit. Si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta ka gjetur vdekjen Premtim Bega.

Të fundit