Flash News

KRYESORE

Sherri në Dibër, arrestohet nënkryetari i bashkisë

Pas sherrit të ndodhur mëngjesin e sotmën në Bashkinë e Dibrës policia njofton se ka arrestuar zëvendëskryetarin e bashkisë Ernolt Cani. Ai u arrestua për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim".

Gjithashtu, policia thotë se u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.

Policia ka sqaruar edhe ngjarjen e ndodhur duke thënë se arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:

- D.M,  30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi  ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e  Peshkopisë  ka dalë nga spitali;

- E.D,  33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi  ka dalë nga spitali;

- H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;

- L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.

 

Të fundit