Flash News

KRYESORE

Sherri në Komision, Taulant Balla: Kërkojmë shkarkimin e Albana Vokshit

Sherri në Komision, Taulant Balla: Kërkojmë shkarkimin e Albana

Deputeti demokrat Taulant Balla në një deklaratë për median pas përplasjes në Komision i është drejtuar kryedemokratit Basha që të frenojë deputetët demokrat nga këto akte.

Më tej Balla u shpreh se kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka shpërdoruar detyrën si kryetare, ndaj grupi parlamentar i PS-së i ka kërkuar shkarkimin nga detyra.

“Trajtimi në këtë mënyrë i Komisionit është i paarsyeshëm. Sot nuk ka një projekt dhe një plan më të mirë që fillon konsultimet publike ashtu siç duhet”, u shpreh Balla.

Më tej Balla u shpreh, “Ne e kemi zgjedhur me konsens Vokshin, por konsensusi nuk prevalon para rregullores së Kuvendit. Vokshi e shkel sa herë që i kërkon SHQIP-i. Jemi në kushtet kur kemi një kryetare në shkelje të ligjit”.

Të fundit