Flash News

KRYESORE

Sherri në Levan, arrestohen pesë persona; Si nisi konflikti në lokal

Sherri në Levan, arrestohen pesë persona; Si nisi konflikti në

Policia e Fierit ka vënë në pranga 5 persona në lidhje me konfliktin e mbrëmshëm në Levan të Fierit dhe më pas në spitalin rajonal.

Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga ra edhe personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit në Fier.

Sipas të dhënave të deritanishme, sherri nisi në një lokal për motive banale.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- D.B, 21 vjeç;

- G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë", "Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik".

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë" , "Mbajtje pa leje e armëve të ftoha" i shtetasve:

- A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;

- E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;

- A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, sqaron policia.

Të fundit